Rrjeti i drejtuesve të shërbesës së të rinjve — Moderatori Juljan Muhameti
Pse është e rëndësishme shërbesa e të rinjëve për përmbushjen e misionit të kishës lokale?
Ai nuk ka pasur kurrë një zyrë publike, nuk ka shkruar kurrë një libër, nuk ka drejtuar kurrë një ushtri dhe nuk ka themeluar kurrë një institucion. Ai jepte mësim në varkë apo në fusha dhe ndjekësit e tij ishin peshkatarë të thjeshtë. Ai u mohua dhe u keqkuptua nga shumica dhe shërbesa e tij zgjati vetëm tre vite e gjysmë. Por ndikimi i tij ndryshoi botën. Në fund të shërbesës së tij ai tha: „Ashtu si Ati më dergoi mua, po ju dërgoj unë ju” (Gjoni 20:21). Jeta e tij shërben si shembull, jo vetem për fjalët që mësoi, por dhe për mënyrën se si eci shërbesa e tij. Kjo është arsyeja pse apostulli Gjon shkroi: „Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë dhe vetë sikurse ka ecur ai” (1 Gjonit 2:6).
Për ata që do të regjistrohen në këtë rrjet, nënkuptohet se ata e duan shërbesën e të rinjëve dhe janë të gatshëm të sfidohen dhe të rriten në kapacitetin e tyre për të shërbyer në mes të një brezi të ri që ka nevoj urgjente për ungjillin. Por si mund të kemi ndikim në shërbesën e të rinjëve, ndërsa të rinjtë janë në ndryshim të vazhdueshëm? Kultura e të rinjëve është duke evoluar vazhdimisht. Të rinjtë sot dëgjojnë muzikë tjetër, kanë stil tjetër, zakone të tjera dhe përdorin edhe gjuhë ndryshe nga brezi përpara tyre. Si mund të ecim me ritmin e këtij ndryshimi që nuk ndalon kurrë dhe të komunikojmë në një mënyrë të freskët dhe të kuptueshme mesazhin e ungjillit, për shpëtimin e shpirtrave të tyre?



