FORUMI SHQIPTAR I UDHËHEQJES
JU URON MIRËSEARDHJEN!
Misioni: Forumi Shqiptar i Udhëheqjes (FSHU), një iniciativë e European Leadership Forum (ELF), është pikëtakim dhe lëvizje për të inkurajuar, zhvilluar, pajisur dhe bashkuar udhëheqësit e krishterë ungjillorë shqiptarë për të forcuar kishën dhe ungjillizuar shqiptarët kudo.
Vizioni: Pjekuria e udhëheqësve është përcaktuese për shëndetin dhe përtëritjen e kishës dhe shoqërisë.
 Strategjia: FSHU synon të sigurojë inkurajimin dhe burimet e nevojshme për rritjen e udhëheqësve të krishterë ungjillorë shqiptarë. Kjo do të arrihet përmes takimit vjetor të FSHU, përfshirjes së udhëheqësve ungjillorë në rrjete bashkëpunëtorësh që rriten së bashku në një kontekst mentorimi gjatë gjithë vitit, organizimit të seminareve dhe aktiviteteve të tjera trajnuese.
Organizatorët: Ekipi që organizon Forumin përbëhet nga Alesio Sema, Colin Stephen, Driton Krasniqi, Juljan Muhameti, Plator Çollaku, Ylli Doçi dhe Zefjan Nikolla.
Faleminderit për mbështetjen financiare:
Qendra Lincoln
Partneri nga Mbretëria e Bashkuar
Palau Association
City to City
International Mission Board
Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për udhëheqës me zemër, vizion dhe besim të palëkundur, Forumi Shqiptar i Udhëheqjes nuk ishte thjesht një event, ishte një përjetim. Forumi hapi dyert në 30 Prill -2 Maj 2025. Pastorë e drejtues, të krishterë Ungjillorë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, e vende të tjera të rajonit dhe botës, u bënë bashkë. Në një takim që ndezi shpresën, një udhëtim drejt rritjes & transformimit.
Regjistrimi në Hotel
Koha e rregjistrimit dhe përbashkësie!
Takim Pune Lëvizja e Lozanës Shqipëri
Takim Pune Lëvizja e Lozanës Shqipëri
Takim Pune Lëvizja e Lozanës Kosovë
Takim Pune Lëvizja e Lozanës Kosovë
