Array

⁠Rrjeti i Predikimit – moderatorë: Arben Bushgjokaj dhe Edi Markaj.

Date: 2025 Apr, 30 - 2025 May, 2

Niveli i Parë  – Bazat e Predikimit

# Perëndia i Predikimit   –  Predikimi biblik është plotësisht aktivitet Hyjnor. Perëndia është autori dhe Zoti i mesazhit (përmbajtjes), Ai është Zot i procesit. Fryma e Zotit është Ai i cili e menaxhon procesin, predikuesin dhe dëgjuesit. Ai është Zot i rezultatit gjithashtu. Predikimi nuk është përçim informacioni, por është mjeti i Perëndisë për formimin dhe ndërtimin e popullit të Tij.

# Përçuesi i Predikimit  –  Predikuesi duhet të jetë në lartësinë e detyrës të cilën e ka marrë përsipër para Zotit dhe Kishës së Tij për ta përmbushur. Besnikëria ndaj Zotit dhe mesazhit të Tij është thelbësore për këtë shërbesë. Gjithashtu, integriteti moral, përulësia dhe dashuria për tufën e Zotit janë thelbësore dhe të panegociueshme për predikuesin si shërbëtor i Zotit.  Përgatitja dhe formimi i predikuesit janë aspekte themeltare.  Bibla, si Fjala e Perëndisë, është i vetmi instrument i predikuesit. Aty ai duhet të jetë kompetent. Mund të jetë i informuar në disiplina të tjera dhe kjo është e mirë dhe e nevojshme, por fusha e tij e ekspertizës është Fjala e Perëndisë. 

# Përmbajtja e Predikimit   –  Parapërgatitja e mesazhit është procesi fillestar i rëndësishëm për predikuesin. Lutja (edhe agjerimi ndonjëherë) janë apekte të rëndësishme të përgatitjes. Leximi i Fjalës së Perëndisë, dhe në mënyrë të veçantë e pasazhit, kapitullit dhe librit ku gjendet pasazhi që do të predikohet, janë shumë të rëndësishme. Predikuesi duhet të jetë eksperti dhe zotëruesi i plotë i pjesës të cilën ai do të predikojë.   –  Konteksti – Rëndësia e kontekstit.   Teksti pa kontekst është pretekst. Mesazhi i shkrimit duhet të jetë mesazhi i predikimit.   Shkrimi urdhëron, drejton dhe i imponohet predikimit dhe jo e anasjellta. – Shembuj.   Hapa praktik për të ndërtuar një mesazh – Shembuj dhe praktikë.

# Populli që Dëgjon Predikimin   –   Predikuesi duhet patjetër të jetë i vetëdijshëm për privilegjin dhe hirin që i është dhënë për të qenë instrumenti që Perëndia përdor për të ushqyer popullin e Tij. Pesha është e madhe.   Gjithashtu, duhet të jetë i vetëdijshëm se çfarë specifikash ka audienca. Nuk mundet të predikojë në të njëjtën mënyrë si adoleshentëve, si profesionistëve të fushave të ndryshme, apo edhe si të moshuarve. Nuk mundet të predikojë njësoj përpara të martuarve dhe përpara beqareve.  Përshtatje dhe lidhje me dëgjuesin është thelbësore.

Niveli i Dytë  – Bibla – Gjinitë Letrare  dhe Predikimi 

# Bibla dhe Gjinitë Letrare  –  Bibla është një vepër letrare. Letërsia vjen në gjini ose kategori të ndryshme në bazë të stilit dhe secila lexohet dhe vlerësohet ndryshe nga tjetra. Prandaj, interpretimi i saktë merr në konsideratë qëllimin dhe stilin e një libri ose një fragmenti të caktuar të Shkrimit. Paaftësia për të identifikuar gjininë letrare mund të çojë në keqkuptim serioz të Shkrimit. Këtu do të trajtojmë përkufizimin dhe kuptimin e secilës gjini letrare në Bibël, ndryshimet mes tyre dhe si duhet interpretuar secila prej tyre.

# Tekstet Historike   –  Bibla përmban shumë tekste historike. Ato kanë një peshë të madhe në Fjalën e Perëndisë.  Pothuajse çdo libër në Bibël përmban njëfarë historie, por disa prej tyre janë kryesisht histori. Kuptimi dhe njohja e gjinisë letrare të tekstit hisorik do të jetë në fokus të kësaj seance. Po ashtu edhe njohuria e historisë laike është thelbësore, pasi ajo përputhet në mënyrë të përkryer me historinë biblike dhe e bën interpretimin shumë më të fortë. 

 # Tekstet Rrëfimtare – Tregimi    –  Kjo përfshin libra të Biblës ose pjesë librash që thjesht tregojnë historinë e asaj që ndodhi. Eksodi është një rrëfim i shtrirë, një epikë më vete. Ruth fokusohet në historinë e një familjeje. Veprat e Apostujve tregojnë ngjarjet spektakolare të brezit të parë të të krishterëve, pasi ata udhëhiqeshin dhe frymëzoheshin nga Fryma e Shenjtë. Tregimi na paraqet se çfarë ka ndodhur, sipas qëllimeve të autorit. Ndonjëherë ka mësime shpirtërore nga ngjarjet dhe ndonjëherë ne thjesht po fitojmë kontekstin e historisë së popullit të Perëndisë.

# Ushtrime dhe praktikë me Tekstet Historike dhe Rrëfimtare   

Sed ut perspiciatis, unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque laudantium